Kampionati individual Evropian 2011 - Avni ERMENI

Aller au contenu

Menu principal :

Kampionati individual Evropian 2011

Komente
Kampionati i 12-të individualë Europian
Kampionati i 12-të individualë Europian që mbahet këtë vitë ne Aix-les Bains(Fr) pritet sipas të gjitha informatave të jet turneu që më së shumti do të ketë pjesëmarrës Kosovar për dallim nga heret tjera.Tre shahistë që janë në listë që udhtojnë nga Kosova dhe katër që jetojmë ne Zvicerr dhe Francë do të rrumbullaksonë numrin shtatë dhe pjesëmarrja këtë vitë do të jetë një pjesëmarrje me masovike sa i përket shahistëve Kosovar.
Ky turne që është edhe kualifikues për kampion Bote më së miri e tregonë edhe faktin që ne turne do të ketë shahistë me renome botërore dhe emra që deri ditet e sotit kan lën gjurme të pa shlyera ne katroret bardhe e zi.
Shumë kush mundë edhe të bëjë pyetje se si janë gjasat e shahistëve kosovar në këtë turne të madhe dhe të jashtëzakonshëm ? Dhe ndoshta përgjegja më e thjeshtë duke mos hyrë në detale është se gjasat janë shumë të vogla për të gjithë për një plasman të lartë mirpo janë shumë të mëdha për një rritje të rejtingut dhe fitimit të ndonjë norme për mjeshtër ndërkombëtar.Të gjithë i kemi gjasat e njejta pa e veçuar asnjerin vetëm se këto gjasa duhen të shfrytëzohen deri në lëvizjen e fundit ku shpresoi se ambiciet te të gjithë janë të njejta.
Turneu i till mendojë se duhet shfrytëzuar sepse shume pakë raste kemi që të takohemi me shahistë ku rejtingu figuron edhe deri ne 2700 e më shumë,dhe mendoj se asnjeri nuk duhemi të kemi në kokë " se kryesore është pjesëmarrja " .
A.Fejzullahu (dy norma për mjeshtër ndërkombëtar) autori i këtyre radhëve (një normë për mjeshtër ndërkombëtar) si dhe N.Sahitaj(një normë për mjeshtër ndërkombëtar) mendoj se asnjerit nuk ju mungojnë ambiciet që këto norma ti arsyetojnë dhe pse edhe mos të fitojnë edhe ndonjë. M.Hondozi Mjeshtri i ri i Fides, G.Hamiti shahisti që e përfaqësoj Kosoven në kampionatin e 11-të në Rijekë shpresojë se do janë të motivuar për një rezultatë sa më të mirë sepse kësaj here nuk janë vetëm,dhe përvojen ndërkombëtare kësaj radhe duhet shfrytëzuar. O.Koka dhe S.Halili edhe pse ju mungojnë lojra me shahistë të fortë shpresojë se asnjëri kësaj here nuk do të dëshpëroj sepse jemi një ekipë ku fryma për rezultate sa më pozitive nuk mungonë.
Këto radhë që po i shkruajë janë shumë ditë para turneut dhe afati i fundit për pjesëmarrje është 25 shkurti , ndoshta deri me atë datë do të kemi edhe shahistë tjerë Kosovar pjesëmarrës ,dhe secili do të ketë vendin e vetë në këtë webfaqe ku gjatë turneut do të mundohem me kohë dhe saktë të informojë për gjdo detal që ka të bëjë me prezentimin e Kosoves në këtë garë.
Neuchatel (Sui) 1.02.2011   
 
Retourner au contenu | Retourner au menu