Nga Sportks.com - kik 2016

Go to content

Main menu:

Sportrks.com
Kjo fundjavë ishtë mjaft e begatshme për adhuruesit e shahut.

Të shtunën u zhvillua xhiroja e fundit e kampionatit individual të Kosovës e vlefshme për titullin e më të mirit.

Në xhiron e nëntë dhe të fundit me nga 7 pikë në meçe hynë Përparim Makolli dhe Nderim Saraçi të cilët për kundërshtarë patën Driton Mehajn dhe Besim Uruçin.

Përderisa Nderimi shumë shpejt e fitoi ndeshjen, Përparimit iu dehsën afër 4 orë për ta thyer rezistencën e kundërshtarit të tij dhe kampionatin e përfunduan me 8 pikë nga 9 ndeshje në dy vendet e para. Kampionin e përcaktoi ndeshja direkte e tyre të cilën Nderimi e fitoi qysh në xhiron e parë.

Me këtë titullin e katërt me rradhë, Nderim Saraçi e theu rekordin e Naim Sahitaj i cili ishte 3 here rradhazi kampion (2009 – 2011). Poashtu veçohet edhe si kampioni më i ri në periudhën e distancimit të shahut kosovarë (1990) nga Federata serbe e shahut. Titullin e parë e fitoi në moshën 17 vjeçare.

Këta dy shahistë vitin e ardhshëm do ta përfaqësojnë Kosovën në kampionatin individual evropian që do të mbahet në Bjellorusi.

Rezultatet dhe tabela :

Xhiro IX

Nderim Saraçi - Besim Uruçi 1 - 0

Driton Mehaj - Përparim Makolli 0 - 1

Armend Budima - Bedri Sadiku 1/2

Besnik Aliu - ismet Alidema 1 - 0

Ramush Murati - Gani Hamiti 0 - 1

Tabela

1. Nderim Saraçi 8.0

2. Përparim Makolli 8.0

3. Armend Budima 5.5

4. Bedri Sadiku 5.0

5. Gani Hamiti 5.0

6. Besim Uruçi 4.0

7. Driton Mehaj 3.5

8. Besnik Aliu 3.0

9. Ismet Alidema 2.0

10.Ramush Murati 1.0
Back to content | Back to main menu