Letër FSHK-së - Avni ERMENI

Aller au contenu

Menu principal :

Letër FSHK-së

Komente
TURNEU NDËRKOMBËTAR "PRISHTINA 2015"
Një analizë e shkurtë e turneut ndërkombëtar në Prishtinë shiquar nga aspekti i rejtingut ndërkombëtar eshtë i mendimit tim një turne i dështuar dhe që në të ardhmën duhet menduar që ky turne të ndryshohet sepse nuk eshte në interes asë për Federaten e shahut e as për shahistët kosovar.
Eshtë shumë mirë që turneu ka marrë formen e një turneu tradicional ndërkombëtar dhe i pranuar në Fide dhe ECU mirpo e rëndësishme është të gjendet formula e këtij turneu që me disa ndryshime të krijohet një turne për përfitime edhe të rejtingut edhe të titujve ndërkombëtar ashtu siq bëjnë shtetet tjera ku me organizimin e turneve të tilla nuk shpëton asnjë turne pa u realizuar ndonjë normë për shahistët vendas.
Mendoj që duhet seriozisht të mendohet në të ardhmën para se të vendoset për organizimin e turneut me radhë të bisedohet me shahistë dhe puntorë shahu që turneu të karakterizohet si interes nacional dhe të gjithë së bashku të gjejmë formulen që të kemi intres për shahun kosovar ne rend të parë dhe të gjitha tjerat të mbeten anash.
Shiquar deri me sot tre turnet që u organizuan nuk kemi asnjë normë të fituar dhe kemi pikë marramendse të humbura në rejtingun ndërkombëtar që duhet shumë kohë të luhet që ato të fitohen.
Eshtë shumë mirë që organizohet më në fund një turne ndërkombëtar në Kosovë mirpo mendoj të shfrytëzojm rastin mbasi edhe kemi vendosur të organizojm turne të tilla të paktën të fitojn shahistët kosovar sepse neser kur të mbledhemi dhe prezentojm kombëtaren tonë të paraqitemi pakë a shumë të kompletuar dhe përafërsisht të afrohemi ekipeve tjera.
E di që nuk kemi forcë që të bëjm shumë që shahistët kosovar të luajn mirë shah sepse dihen kapacitetet tona për momentin se ku jemi me shah me shtetet tjera mirpo mbasi kemi mundësi ta shfrytëzojm atë qe këta pakë shahistë që i kemi të ju japim një formë të një shahisti që neser kur të prezentohet para tjerëve të ketë të paktën një titull dhe një rejting mesatar.
Mendoj se kemi rastin dhe mundemi të gjejm formulen ashtu siq na konvenon që nga një turne ndërkombëtar mbasi edhe po e organizojm të rritemi si shahistë e kjo është e mundur dhe duhet të shfrytëzohet.
Qe turneu është i dështuar për interesa më interesante për shahistë më së miri duhet shiquar vendin e pestë (Oltian Vata) ku me 6.5 nuk mundet të fitoj asnjë norm për IM vetëm e vetëm për shkak të një formule të gabuar të turneut,ku në gjdo turne tjetër me këtë rezultat dhe këtë klasifikim në tabel nuk do të kishte shpëtuar pa e plotësuar normen për një titull ndërkombëtar.
Kjo në të ardhmen mundet ti ndodhë një shahisti kosovar dhe lind pyetja a është e padrejtë që me një rezultat të till shahisti të paktën të shpërblehet sepse rezultatet të tilla nuk ndodhin gjdo herë.
E kam përcjellë me vemendje turneun e fundit dhe gjdo ditë me interesonin shahistët që ndoshta e kanë vendin në kombëtaren e Kosovës dhe të themë të vërteten jamë shumë i dëshpruar me rezultatet e tyre ,për lojra nuk po flas sepse nuk e kamë pa asnjë. Kur e mora lapsin dhe shenova emrat e tyre ashtu që ti kamë në dosjet e mia edhe më shumë u dëshprova prej një kalkulimi të thjeshtë se qka fituam nga turneu i fundit.
Nga 16 shahistë Kosovar të regjistruar me FID kemi një rejting +160.5 pikë të fituara dhe – 195.4 pikë të humbura prej listës së ngushtë që ndoshta edhe janë për të menduar për ekipen kombëtare i shenova vetëm pesë emra :
1.Nderim Saraci (2130) +8.8
2.Bedri Sadiku (2241 ) – 16.8
3.Përparim Makolli (2219) -15.2
4.Naim Sahitaj (2224) -18.0
5.Ardian Jashari (2304) -85.2
Dhe si përfundim i turneut të tretë ndërkombëtar kemi të fituar vetëm +8.8 pikë dhe të humbura – 135.2 pikë nga lista e ngusht për ekipen kombëtare kjo është pa asnjë koment dhe për nder të kësaj situate kamë mendimin se duhet të mendojm si shahista në të ardhmen që diqka të ndrrohet për këtë turne kuptohet në qoftë se të gjithë pajtohemi të paktën për interes nacional nga aspekti i shahut.


FM Avni Ermeni Neuchâtel 2015(SUI)

 
Retourner au contenu | Retourner au menu