Avni Ermeni - Olimpiada e 42-të e shahut Baku (AZB)

Aller au contenu

Menu principal :

Komente
FM Avni ERMENI

Në Baku (AZB) do të mbahet olimpiada e 42-të e shahut dhe kombëtarja e Kosovës për herë të parë do të jetë pjesëmarrëse dhe lirisht mund të thuhet se në vitin 2016 për shahun kosovar edhe një herë u shkrua historia. Një pjesëmarrje historike në vetë faktin se për herë të parë mbas pranimit në Fide jemi aty ku e gjithë bota do të jetë pjesëmarrëse.Mbasi u shkrua historia me rrugëtimin evropian në Reykjavik(Island) vitin e kaluar kjo histori rrumbullakësohet edhe me një rrugëtim të gjatë deri në Baku (Azerbejian) dhe kombëtarja e Kosovës do të kryen obligimet e veta ndaj partnerve ndërkombëtar që dy vite më herët e pranuan si anëtare të saj në një familje të madhe botërore.Kanë mbetur edhe 60 ditë deri te fillimi i olimpiades nga ky shkrim i imi dhe ndoshta është shumë herët të shkruajë për gjasat e ekipes olimpike kosovare në këtë garë mirpo ajo qka është për momentin me rëndësi është pjesëmarrja jonë aty dhe është vetëm një fillim ku mendoj se asnjëher nuk do të ndalët nga gjeneratat e reja që do të mirren me shahun kosovar.
Më duhet të shkruaj se në këtë olimpiad të gjithë e kanë merituar të janë prezent dhe ashtu edhe duhet të jetë,të gjithë që deri me ditën e sotit kontribuan për shahun kosovar për të mirë apo për të keq të gjithë mendoj se e kanë vendin sepse kjo duhet të mbetet në kujtesen e të gjithve që për herë të parë të janë në delegacionin kosovar,aty ku shahu kosovar shkruan histori me debutimin e saj botëror.Nuk ma merr mendja se duhet të ketë mospajtime për një listë të mundshme sepse merita kanë të gjithë sepse pa ta edhe shahu kosovar nuk do të mbijetonte deri te ky moment madhështor.
Ndoshta jamë edhe shumë optimist për këtë garë se një sukses nuk do të mungoj sepse tash më jemi një ekipë i kompletuar dhe i sprovuar në shumë gara ndërkombëtare dhe gjdo rezultat më poshtë nga lista startuese e ekipeve ma merrë mendja se duhet të jetë mosësukses për kosovaret.E di se do të jetë shumë vështirë për të gjithë ne sepse kemi një situat me plotë emocione sespe do ta prezentojm kombin tonë për herë të parë mirpo të gjithë jemi të vetëdijshëm se kemi forcë dhe potencial për një sukses që shumë shtetet do të befasohen.Dy muaj para fillimit të olimpiades ku ende nuk e dijmë numrin e shtetetve pjesëmarrëse, por ajo qka dijmë është se aty do të kemi shahistë nga gjithë Bota dhe shahistë që janë për shahun botëror kampion dhe deri në ditën e sotit kanë shkruar histori për shahun botëror.Kosova do të jetë aty bashkë me këto shtete e barabart dhe vetë pjesëmarrja jonë në garen e madhe botërore fletë më së miri.
Kosova fillon edhe një rrugëtim të saj ndërkombëtar kësaj here edhe më madhështor dhe ajo qka është me rëndësi për momentin është se të gjithë që mirremi me shah duhet të mburremi mbasi kjo rrugë nuk do të ndalet asnjëher.Detyrimet tona për shahun me këtë përmbledhej i krym dhe në të ardhmën duhet të mendojm vetëm si të bëhemi një ekipë e fortë për rezultate të mëdha që shahun kosovar ta renditim sa më lartë që është e mundur.
Neuchatel,Korrik 2016


 
Retourner au contenu | Retourner au menu