Palma de Mallorca 2013 - Avni ERMENI

Aller au contenu

Menu principal :

Palma de Mallorca 2013

Komente
Palma de Mallorca 2013
Turneu ndërkombëtarë i mbyllur që u mbajtë në një ishull atraktiv në Palma de Mallorca në muajn shkurt kishte një rëndësi të veçantë mbasi në këtë turne kisha fatin që të jamë pjesmarrës bashkë me MF Afrim Fejzullahun.Vetë pjesmarrja në këtë turne e bëri të vehtën mbasi që të vizitosh njëren ndër vendet më të bukura në pjesën e Europes dhe të luash shah është një përjetim i posaqëm.Vendi që kaluam një javë nuk ka shprehje të përshkruhet mbasi të gjitha fjalët janë të kota që të përshkruhet ajo bukuri ,qka mundëm të themë është që me këtë vizitë nuk do të ndalëm sepse  është e pakuptimt në qoftë se në të ardhmën mos të përjetoj edhe disa ditë në atë vend që vetë natyra ka ditur që ta krijonte.Ajo qka ishte edhe më me rëndësi me pjesmarrjen tonë në këtë turne shkruante edhe gazeta lokale dhe vendi i parë i MF Afrim Fejzullahut dhe plotësimi i normës për mjeshtër ndërkombëtar e bëri edhe më madhështore këtë vend.Ky sukses në këtë turne i Afrimit ishte edhe e gjithë ideja që mos të dështoi ky turne dhe nuk kishte aqë shumë rëndësi se cili do të jetë ai që do të të ketë më shumë sukses.Ajo qka ishte me rëndësi dy pjesmarrës në një turne të mbyllur është mundësia e mirë të bëhet diqka dhe gjithsesi  njëri duhet të plotësoi normen dhe këtë edhe e arritëm.Ky turne që organizohet gjdo muaj për plotësimin e normës për mjeshtër ndërkombëtar dhe i rejtinguar në Fide nuk mundet të krahasohet me turnet e tilla që organizohen në Hungari Qeki apo në Ukrain sepse ishte aqë korrekt  sa vetë ne jemi befasuar nga serioziteti i shahistëve pjesmarrës në këtë turne.Nga bisedat  kemi kuptuar se është një turne që qëllimi ishte që askush të mos fitonte norme lehtë dhe nga disa turne të më hershme deri me sotë shumë pakë kanë fituar norma .Ky turne ishte një shembull i mirë për turnet tjera të llojit të tillë dhe mendoi se kështu duhet të organizohet një turne shahu.
Turneu ishte i organizuar për mrekulli dhe vetë sjellja jonë e bëri të vehtën që në të ardhmën nuk do të jetë asnjë pengesë që të jemi pjesmarrës në ndonjë turne tjetër në Palma de Mallorca.

 
Retourner au contenu | Retourner au menu