Superliga 2015 - Avni ERMENI

Aller au contenu

Menu principal :

Superliga 2015

Dosja@E
Expiku për të 5-herë kampion i Kosovës
Klubi i shahut Expiku mbrojti titullin e kampionit të Kosovës

27.05.2015 
Në javën që shkoi përfundoi, Liga e parë e Kosovës në shah e cila u mbajt në Hotelin Amazon në Milloshevë. Pjesëmarrëse ishin 8 ekipet më të mira të Kosovës të cilat luajtën sipas sistemit Berger (secili me secilin) në gjashtë tabela.Në krahasim me vitin e kaluar, sivjet kampionati ishte më intresant pasi që shorti ishte i dirigjuar dhe klubet pretendente për titull u takuan në xhirot e fundit.Kampionati filloi me befasi të papritura. Lesna nga Prishtina dhe Zeqë Hasaj nga Deçani me fitore ndaj favoritëve kryesorë, Expikut dhe Istogut e bënë kampionatin më interesant dhe i detyruan ata që deri në xhiron e fundit të mos bëjnë më lëshime.

Në xhiron e fundit u takuan kampioni aktual Expiku nga Prishtina dhe Istogu. Të dyjat gjer në këtë xhiro i kishin tubuar nga 5 fitore por pikët tabelare ishin në favor të Istogut dhe kampionit i nevojitej gjithsesi fitorja.

Në tabelën e parë kapiteni i ekipit dhe njëkohësisht selektori i kombëtares së Kosovës Fidemjeshtri Afrim Fejzullahu remizoi kundër shahistit të mirënjohur kosovar që luan në Francë Sami Salihut. Në tabelën e dytë poashtu Fidemjeshtri Murtez Hondozi dhe kampioni i shtatëfisht i Kosovës Naim Sahitaj luajtën barazim. Fitore bindëse shënuan shahistët në tabelën 3 dhe 6, Kryemjeshtri bullgar Aleksander Delchev dhe kampioni i trefisht i Kosovës Përparim Makolli ndaj Mjeshtërve ndërkombëtar Ilir Seitaj nga Shqipëria dhe Bedri Sadikut.Rezultatin në 3 : 2 e zvogëloi Fatmir Haskaj në një ndeshje mjaft interesante kundër Fidemjeshtrit nga Gjakova Avni Ermenit.
Në tabelën e katërt Kampioni aktual dhe i dyfisht i Kosovës Nderim Saraçi kishte të bëjë me Mjeshtrin ndërkombëtarë nga Sllovenia Bogdan Podlesnik. Slloveni ishte nën presion të madh pasi që klubit të tij i nevojitej fitorja për ta fituar titullin. Pas një ndeshje maratonike 6 orëshe, kampioni i Kosovës i cili gjer në meslojë qëndroi më dobët se kundërshtari, arriti që ta konsolidojë pozitën dh eta mbajë lojën barazim gjer në finish.
Me këtë fitore Klubi i shahut Expik nga Prishtina u stolis për herë të pestë me titullin e më të mirit në këto 6 vitet e fundit dhe këtë sivjet e arriti duke iu falënderuar kontributit të Kompanisë së Sigurimeve SIGKOS të cilët e përkrahën materialisht.
Befasi e këtij kampionati ishte Klubi i shahut Zeqë Hasaj nga Deçani të cilët vjet hynë në Ligën e Parë dhe qysh në edicionin e parë të Ligës së Prë të Kosovës u bënë nënkampion.
Nga liga u larguan Lesna nga Prishtina dhe Hyzri Talla nga Podujeva.
Nga portali"sportKS"
 
Retourner au contenu | Retourner au menu