Zürich-Neuchâtel - Avni ERMENI

Aller au contenu

Menu principal :

Zürich-Neuchâtel

Garat ekipore

Komenti im
Para takimit me kampionin e shumëfisht Zvicerran të gjithë e kishim përshtypjen se do të humbim përafërsisht me një rezultat 7.5:0.5 ose 8:0 !Kjo ishte atmosfera në ekipin tim dhe shikuar forcën nëpër tabela për këto rezultate nuk kishte aspak dyshim.
Mirpo ajo qka ndodhi nëpër tabela gjatë 6 orë lojë edhe një here ekipa e re e Neuchatelit në kët garë tregoi se nuk duhet aspakë nënqmuar dhe nuk është e rastësishme se dy xhirot e para ekipet kundërshtare në formacionet e veta janë paraqitur me formacionet më të forta që kanë.Cyrihu me tre kryemjeshtër,dy mjeshtër ndërkombëtar dhe tre mjeshtër fide në radhet e veta nuk u tregua aqë e bindshme në rezultat ku fitoj 5.5:2.5 mirpo jo edhe aqë lehtë.
Fitorja e madhe e Neuchatelit ishte ajo në tabelen e tretë ku i madhi Viktor Kortchnoi humbi nga shahisti që kishte 300 pikë më pakë njëherit nga idoli i tij Bex,dhe kjo ishte ajo qka ekipa e Neuchatelit që në fillimë është pajtuar që ndonjë rezultat individual të mbetet në analet e klubit se përndryshe si ekipë nuk kemi aspak gjasa të mbijetojmë një vitë në garen numër një në Zvicërr.Duhet përmendur që gjesti im u pagua si është më së miri me këtë fitore mbasi para takimit me telefonuan që tabelen e tretë ta lëshoi për Bex sepse dëshira e tij e flakët është të takohet me Kortchnoin një herë në karieren e tij.Pa asnjë dyshimë edhe u pajtova që të kaloi një tabel më poshtë duke mos e diskutuar këtë kërkes të tij në asnjë moment.
Takimi im ishte një takimë i shkurtë me ish kampionin Botëror për të rinjë W.Hug dhe një remizim tepër i shpejtë.
A.Fejzullahu përkundër lojes plotë 6 orë me shahistin numër një për nga rejtingu GM Bauer,edhe kësaj here humbi dhe ajo qka kemi vërejtur sa e sa herë që të dy është se vetem durimi dhe pritja më gjatë po na mungon.
Fitorja në tabelen e tetë ishte befasia numër dy në këtë takim,në realitet pozita ishte remi mirpo shahisti i Cyrihut u mundua që të shpëtoi disa pikë rejtingu dhe rrezikoi aqë shumë sa erdhë në pozitë të humbur.
Pas dy xhirove ekipa e Neuchateit është në poziten e parafundit falë takimeve individuale,përndryshme Lucerni është i fundit edhe pse në ekipen e saj e ka të madhin GM Robert Hybner.

 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu