Emanuel Lasker - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Emanuel Lasker

Shkrime nga Mulaim Shehu
EMANUEL LASKER - Kampionii i dytë botëror në shah

Laskeri është i lindur më 24.12.1868 në një familje të varfër hebreite në Berlinshen afër Berlinit. Ai bëhet kampion botëror në vitin 1894, ku në meç e mund Shtainicin me rezultat 10:5 krahas katër barazimeve. Ai titullin e mban plot 27 vjet, që paraqet një rekord botëror.
Mirëpo këtu duhet sqaruar një çështje:
Atëbotë, kampioni ishte ai që përcaktonte me kë(nd) do të luajë.Kështu Laskeri e zgjedhte ndonjë kandidat që i përshtatej, për ta mbrojtur më lehtë dhe mbajtur titullin! Ai në meç me Shlehterin,i shpetoj humbjes për një qime floku, dhe meç ndërmjet tyre përfundoi me barazim! Kështu Laskeri më kurrë nuk dëshironte të luajë me të! Po ashtu, mbi 8 vjet i ka ikur meçi me të riun Kapaplanka, derisa më në fund humb me rezultat të thellë 0:4 krahas katër barazimeve!
Sidoqoftë shkroi disa vepra shahistike, por libri më i rëndësishëm i tij është "Mendja e shëndoshë në shah. Ky libër edhe pse i vogël për nga vëllimi, ka pasur dhe ka ndikim shumë të madh në zhvillimin e lojës shahistike dhe gjeneratave vijuese.
Laskeri është shahist i parë që shahun e shikonte si luftë e dy intelekteve, prandaj ai ishte luftëtar fantastik. .
Sukseset e Laskerin janë analizuar në mënyrë solide, por e akuzonin atë se po i hipnotizon kundërshtarët e tij, bën magji, shërbehet me metoda psikologjike, luan qëllimisht dobët, mirëpo në fund ka fat fenomenal! …… LasLaskeri në teorinë e hapjes nuk ka dhënë ndonjë kontribut, por meslojën ai e konsideronte fazë kryesore. Vëmendje të veçantë i kushtoi përfundimit të lojës, ku aty pas Kapablankës ishte i pathyeshëm. Ai në lëvizje ishte i qetë, i matur, dhe tërë pamja e tij shfaqte seriozitet, edhe pse pa ndonjë sharm të vërtetë. Motoja më e thukët e Laskerit ishte:” Çdo lëvizje, përmes së cilës fitohet tempoja apo kursehet koha, atëherë atë aty për aty duhet marrë në konsiderate”. Laskeri e elaboroj hollësisht klasifikimin e stilit të lojës. Ai tregon në orientimet krijuese të shahut siç vijon:
a) stili klasik ( zgjedhja e planit nuk bëhet pa ndonjë bazë, por ajo bëhet në mënyrë të arsyeshme dhe përputhshmërisht me parimet “mendja e shëndoshë”). b) stili “mekanik” ( ai cili përherë tërheq lëvizje sipas ndonjë shablloni të gatshëm, duke u shërbyer me mbamendjen). .
c) stili solid në ndërtimin e pozicionit duke pritur lajthitjet e kundërshtarit.
d) stili ngashënjyes ndaj kundërshtarit. e) stili kombinatorik. . Laskeri ishte shumë i disiplinuar gjatë lojës së shahut, dhe jepte mundimin maksimal. Ndërsa në analiza dhe komente të lojërave ishte sipërfaqësor, sikur nuk donte t'i tregonte tërë atë që shihte në pozicione të ndryshme. Ndërsa në jetë e përditshme ai rrallëherë qeshte. Alkoolin nuk e ka pasur në qejf, por ishte duhanxhi madh. Ishte tepër kursimtar dhe koprrac. Nuk ishte zemërgjërë as tolerant, prandaj edhe nuk kishte rreth të madh shokësh. Laskeri vdes më 13.02.1941

 
Retourner au contenu | Retourner au menu