Kombtarja e Kosoves/Kriteret - Kosovachess

Go to content

Main menu:

Rregullore
Kriteret e vitit 2018 për përzgjedhjen e shahistëve për Reprezentacionin e Kosovës
Kriteret e përgjithshme
• Të udhëhiqet në FIDE rejtinglistë nën kodin e Kosovës ( KOS ).
• Të njohë, pranojë dhe respektojë FSHK-në
• Të mos jetë i dënuar nga FSHK, ECU dhe FIDE
• Të mbrojë interesat e FSHK dhe të Republikës së Kosovës.

Kriteret e veçanta
• Kampioni i Kosovës kualifikohet direkt në reprezentacion
• Tre shahistët më të mirë me rejting ndërkombëtar. Shahisti duhet të jetë aktiv dhe t’i ketë së paku dhjetë (10) lojë me shahist me Elo ndërkombëtare në turne të rejtinguara nga FIDE në intervalin kohor maj2017 – maj2018.
• Shahistin e pestë apo rezervë e përcakton selektori (nuk mundet vehten).

Shahistët me Elo të barabartë
Në rast se sipas kritereve për përzgjedhje shahistët kanë elo të barabartë atëherë përparësi kanë:
• Shahisti me titull më të lartë ndërkombëtar.
• Nënkampioni i Kosovës
• Shahisti nën moshën 20 vjeçare
• Shahisti më aktiv dhe me rezultate më të mira

Per çdo pakjartesi dhe pyetje mund t'i drejtoheni selektorit aktual z. Afrim Fejzullahu ne e-mail adresen : afrimfejzullahu@bluewin.ch
 
Back to content | Back to main menu