Për ligën e parë - Kosovachess

Go to content

Main menu:

Rregullore
RREGULLORE PËR AFATIN KALIMTAR TË LOJTARËVE DHE REGJISTRIMIN E KLUBEVE

1. Kjo rregullore përcakton të drejtat dhe detyrimet e lojtarëve dhe klubeve të regjistruara në FSHK dhe procedurën për afatin kalimtar të lojtarëve.
2. Obligohen klubet e shahut që Listën e shahistëve me nënshkrime ta dorëzojnë në Komisionin për regjistrim deri më dt.25.03.2017.
3. Lista duhet të përmbajë : emrin mbiemrin, datën e lindjes, numrin e letërnjoftimit dhe nënshkrimin personal të shahistit.
4. Nëse shahisti nënshkruhet në dy ose më shumë lista, duhet të deklarohet me shkrim se për cilin klub do të luan ose do të dërgohet në Komision disiplinor dhe do të suspendohet nga të gjitha garat e vitit 2017 të organizuara nga FSHK.
5. Nëse nënshkrimi i lojtarit falsifikohet nga zyrtarët e ndonjërit klub, ata do të ndëshkohen me 2 vjet suspendim nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga FSHK.
6. Obligohet klubi i shahut që të bëjë kontratë me shkrim me shahistin që e angazhon.
7. Obligohet klubi i shahut që kuotizimin ta kryejë deri më datën 25 mars 2017.
8. Kotizimi për ekipet e Ligës së parë është 300 €, ndërsa për ekipet e Ligës së dytë 150 €.
9. Lojtarë vendor do të konsiderohen të gjithë shahistët me nënshtetësi kosovare dhe ata që gjinden në FIDE ranglistë nën kodin e Kosovës.
10. Secili klub do të ketë të drejtë që në edicionin e garave të vitit 2017 ta ketë në ekip një lojtarë të huaj. (Sqarim : Në formacionin e zgjeruar mund të ketë më shumë por në ndeshje mund të aktivizohet vetëm një). Emrat e tyre duhen të dorëzohen gjatë afatit kalimtar.
11. Kotizimi për lojtarë të huaj do të jetë 50 €, ndërsa për ata ndër ELO 2250 në FIDE rejtinglistën e muajit mars 2017, gratis.
12. Pagesa e anëtarësisë vjetore për një shahist do të jetë 10 euro. Secili anëtarë do të pajiset me kartelë të anëtarësisë nga ana e FSHK.
13. Pagesa bëhet në xhirollogarinë : 1501001001229761 në Raiffeisen Bank Prishtinë.
14. Komisioni i regjistrimit obligohet që nga data 25 – 30.03.2017 të kontrolloj listën e shahistëve me nënshkrime të dorëzuar nga klubet e shahut dhe do ti publikojë listat përfundimtare.
15. Liga e dytë e Kosovës do të fillojë më 08.04 – 06.05.2017 dhe do të luhet vikendeve, 7 xhiro sistem zvicerran, ndërsa Liga e parë e Kosovës më 15 – 21.05.2017, një javë 7 ndeshje.
16. Rregullorja për afatin kalimtar vlen për garat ekipore për vitin 2017.
 
Back to content | Back to main menu