Gjsmëfinalja 2019 - Kosovachess

Go to content

Main menu:

FSVK
Gjysmë finalet e Kampionatit të Kosovës në shah për të verbër 2019
www.sportks.com
Pas tri ditë garasha të zhvilluara në Shtëpinë e skijimit në Brezovicë kanë përfunduar takimet Gjysmë finale të Kampionatit të Kosovës në shah për të verbër, garë kjo e organizuar nga Federata e sportit për të verbër të Kosovës dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.Në këtë kampionat pjesëmarrës ishin 24 shahistë nga të gjitha qendrat e Kosovës të cilët garat i zhvilluan sipas sistemit zvicëran me 7 xhiro.Prishtina, Azem Avija dhe Asllan Canolli ishin më të dalluarit duke tubuar nga 6 pikë me nga 5 fitore dhe vetëm 2 remizime, por vendi i parë takoi kampionit të gjashtëfishtë të Kosovës, Azem Avdija i cili pati Buhollcin më të mirë31,5, kurse Canolli kishte Buhollcin27,0). Pas tyre u renditën me nga 5 pikë, Naim Lezi(Suharekë), Ramadan Salihu(Prishtinë) dhe Shaip Kastrati(Gjakovë) të cilët u kualifikuan për pjesën finale të Kampionatit të Kosovës.
Në mbyllje të këtij kampionati pjesëmarrësit i përshëndetën, Rinor Ymeri, kryetar i Federatës së sporteve për të verbër të Kosovës dhe Agron Gashi nga Departament i sportit te Kosoves të cilët I përgëzuan shahistët duke ju urua suksese në pjesën finale të këtij kampionati. Drejtësinë e ndau gjyqtari I FIDE-së, Besnik Berisha. Pos pesë shahistëve të kualifikuar nga këto gara për pjesën finale nga kampionati i shkuar janë të kualifikuar, Radovan Jakovleviq, Rinor Ymeri, Daut Tishuki,Gani Gashi dhe Bujar Rushiti.  
Gani KOSUMI
 
Back to content | Back to main menu