Kosova2018 - Kosovachess

Go to content

Main menu:

Ndërkombëtar
TURNIRI NDËRKOMBËTAR I HAPUR NË SHAH "KOSOVA 2018"
INTERNATIONAL OPEN CHESS TOURNAMENT ''KOSOVA 2018''
Xhiroja 1 21/12/2018 ora 17.00
Xhiroja 2 22/12/2018 ora 9.30
Xhiroja 3 22/12/2018 ora 17.00
Xhiroja 4 23/12/2018 ora 9.30
Xhiroja 5 23/12/2018 ora 17.00
Xhiroja 6 24/12/2018 ora 17.00
Xhiroja 7 25/12/2018 ora 17.00
Xhiroja 8 26/12/2018 ora 17.00
Xhiroja 9 27/12/2018 ora 17.00
Fituesi i turnirit ndërkombëtar"KOSOVA2018" IM Nderim Saraçi
Tabela përfundimtare
INTERNATIONAL OPEN CHESS TOURNAMENT ''KOSOVA 2018''
Artikull nga www.sportks.com
 Mjeshtri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi-fitues i Turneut Ndërkombëtar të shahut “Kosova 2018”

Pas gjashtë ditë garash të zhvilluara në Hotelin Grand Prishtina, Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka përfunduar Turneu Ndërkombëtar i shahut “Kosova 2018”. Në këtë turne kanë marrë pjesë shahistë nga Kroacia, Bosna e Hercegovina, Zvicra, Shqipëria, Maqedonia, Finlanda , Serbia dhe nga Kosova. Pjesëmarrës ishin 2 Kryemjeshtër, 3 mjeshtër ndërkombëtar si dhe 3 mjeshtër FIDE. Pas 9-të xhirove të zhvilluara sipas sistemit zvicëran, fitues pa asnjë humbje është shpallur Mjeshtri ndërkombëtar nga Kosova, Nderim Saraçi duke tubuar 7,5 pikë. Saraçi nga të gjitha partitë e xzhvilluara tregoi lojëra të mira duke shënuar 6 fitore dhe vetëm tri remizime. Në xhiron e fundit remizoi me kryemjeshtrin nga Bosna dhe Hercegovina, Emir Dizdareviq.
Më këtë ngadhnjim, Nderim Saraçi fitoi edhe shpërblimin kryesor në vlerë prej 1200 eurosh. Nga shahistët e tjerë para veçojmë suksesin e shahistit të ri nga Ferizaj, Endrit Uruçi i cili në plasmanin përfundimtar doli i pesti me 6,5 pikë sa patën edhe dy shahistë të tjetë të Kosovës, Astrit Zymberi në pozitën e shtatë dhe Feim Qorolli që doli i teti. Në mesin e të shpërbyerëve u gjend edhe Gani Hamiti i nënti dhe Fadil Sejdiu i dhjeti të cilët tubuan nga 6 pikë.Fondi shpërblyes ishte 5650 euro. Më të dalluarit janë nderuar me medalje dhe diploma nga Federata e Shahut e Kosovës, kurse fituesi u nderua edhe me trofeun të cilën e ndau,Nysret Avdiu, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës.Drejtësinë në këtë turne e ndanë, Burhan Misin, gjyqtar ndërkombëtar, Kadrie Tosuni, Besnik dhe Agon Berisha.
 
Back to content | Back to main menu